Dy të vdekur, 71 raste të reja me Covid-19

 

Instituti Kombëtar i Shëndtësisë Publike të Kosovës sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën dy persona që ishin të prekur me Covid-19, u konfirmuan edhe 71 raste të reja, ndërsa u shëruan nga Covid-19 edhe 173 persona.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç).”, informoi IKSHPK.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Gjilan 9 raste, Mitrovicë 7 raste, Ferizaj 5 raste, Istog 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Klinë 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Kamenicë, Lipjan, Prizren, Rahovec dhe Suharekë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.061. Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.225 raste të vdekjes.”, bëri të ditur tutje IKSHPK./21Media

Back to top button