Napoli triumfon ndaj Fiorentinës, thellohet kriza për Juventusin
Napoli sot e ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në Serie -A duke e mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-0.
Kjo fitore i jep një shtytje të madhe skuadrës së Gennaro Gattusos në luftën e tyre për të kapur një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Italiani Lorenzo Insigne e kaloi Napolin në epërsi në minutën e 56’, kurse Venuti shënoi një autogol për t’ia siguruar tri pikë të reja Napolit.
Me këtë fitore, Napoli arrin në kuotën e 76 pikëve në vendin e tretë, duke e komplikuar kështu rrugën e Juventusit për një vend të Ligën e Kampionëve pasi tashmë “Zonja e Vjetër” është në vendin e pesë me 75 pikë kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje në kampionatin italian.