Dy të vdekur dhe 14 raste të reja me koronavirus

 
Dy persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 14 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.
“Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280. Në total numri i rasteve aktive është 171”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës.
Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button