Një i vdekur nga therja me thikë në Gjilan

 
Një person ka vdekur sot si pasojë e therjes me thikë në Gjilan. Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se një person është arrestuar lidhur me rastin.
“Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kan dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes.  Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e Viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet të jete i involvuar në këtë rast të rëndë.”, ka informuar Hashani.
Sipas zëdhënësit, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, derisa për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë çuar në këtë rast.
Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëhequr Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit./21Media

Back to top button