Dy të vdekur dhe 150 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Dy të moshuar, të prekur me Covid-19 vdiqën në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vdiq një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Shkodra, duke e çuar kështu totalin e të vdekurve në 364.

Mes 809 testimeve të kryera, 150 qytetarë u konfirmuan pozitivë me COVID-19. Gjithsej, numri i të infektuarve në Shqipëri është 12.535.

Nga ana tjetër, u shëruan 55 persona të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.995.

Në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po marrin trajtim 189 pacientë, 16 prej tyre në terapi intensive dhe pesë të intubuar./vizionplus

Back to top button