Dy të vdekur, dy raste të reja dhe dy të shëruar në Malishevë

 

Në 24 orët e fundit në komunën e Malishevës janë shëruar edhe dy pacientë. Në këtë komunë u regjistruan edhe dy raste të reja dhe kanë vdekur edhe dy persona si pasojë e COVID-19.

Dy rastet e reja të regjistruara sot vijnë nga fshatrat Banjë dhe Marali. Numri i rasteve aktive në komunën e Malishevës është 29.

“Gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars, kur është regjistruar rasti i parë e deri më sot, me covid-19 janë prekur 184 persona, ku 140 prej tyre janë shëruar, 29 raste mbesin aktive, ndërsa 15 persona kanë vdekur.”, thuhet në njoftimin e komunës./21Media

Back to top button