Dy të vdekur, mbi 450 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Dy persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar 451 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 55 persona nga Covid-19.
Siç ka informuar ministria, janë kryer 5135 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 451 qytetarë: 141 në Tiranë, 53 në Shkodër, 29 në Vlorë, 25 në Sarandë, nga 20 raste në Vau i Dejës, Durrës, nga 13 raste në Berat, Kavajë, 12 në Malësi e Madhe, 11 në Gjirokastër, 10 në Elbasan, nga 9 raste në Pogradec, Lushnje, Lezhë, 8 në Kamëz, 7 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Divjakë, Konispol, 4 në Krujë, nga 3 raste në Has, Tropojë, Kurbin, Himarë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Peqin, nga 2 raste në Librazhd, Dimal, Tepelenë, Dibër, Rrogozhinë, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Roskovec, Këlcyrë, Maliq, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.
Aktualisht janë 3375 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 136.598 raste pozitive, prej tyre 130.755 janë shëruar, 3.375 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 2.468 pacientë.

Back to top button