Dy të vdekur nga një shpërthim, dyshohet të jetë mbi baza të dhunës gjinore

Një shpërthim ka lënë të vdekur dy persona në Spanjë, ndërsa autoritetet dyshojnë se shpërthimi ishte i lidhur me “dhunë me bazë gjinore”.

Shpërthimi ndodhi pranë një sheshi lojrash për fëmijë në qytetin e Orio në veri të vendit të martën, sipas zyrtarëve lokalë.

Disa kanale televizive spanjolle transmetuan një imazh që ata thanë se ishte nga vendi i ngjarjes që tregonte dy trupa të vdekur.

Kreu i rajonit bask, Inigo Urkullu, u ankua për atë që ai e përshkroi si një “ngjarje tragjike të supozuar të shkaktuar nga dhuna me bazë gjinore”, pa dhënë më shumë detaje dhe kërkoi një minutë heshtje gjatë një mitingu politik, sipas disa mediave lokale./21Media

Back to top button