Peja i gëzon tifozët para finales me Trepçën

Përmes një komunikate në faqen zyrtare në Facebook, klubi i Basketbollit Peja ka njoftuar tifozët e saj se do të ketë organizim në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ditën e ndeshjes finale me Trepçën.

Finalja e pestë e “PlayOff-it” mes Trepçës dhe Pejës do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, këtë të enjte me fillim nga ora 20:00.

KB Peja ka gëzuar tifozët e saj para kësaj ndeshje, duke njoftuar se të gjithë do të takohen te palestra “Karagaçi” me fillim nga ora 19:00.

“U murr vesh çka ka t’re, krejtve ju ka lujt zemra, veç Mitrovices mas shumti !!! Pe kqyrim lojën krejt Peja së bashku, n’fole t’Shqiponjave”, shkruante në postimin e Pejës në Facebook.

Back to top button