Dy tërmete të forta goditën lindjen e Turqisë

Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave AFAD e Turqisë njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi qarkun Battalgazi në lindje të vendit, në qytetin Malatya. Ky tërmet u pasua menjëherë nga një tjetër tërmet prej 4.7 ballësh.

“Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur në rrethin Battalgazi të provincës Malatya në orën 17:46. Po ndjekim zhvillimin e ngjarjes”, njofton AFAD.

Tërmeti i dytë, më i fortë pasoi vetëm tre minuta më vonë, në orën 17:49 me kohë lokale.

Kryetari i bashkisë së Malatya, Selahattin Gurkan, tha se ende nuk ka raportime për dëme.

Kujtojmë se një sërë tërmetesh shkatërruese goditën këtë rajon në shkurt të këtij viti, kur mijëra njerëz humbën jetën dhe miliona mbetën të pastrehë.

Back to top button