Hoti: Shtyrja e regjistrimit të popullisë sjellë pasoja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar që shtyrja e regjistrimit të popullësisë mund të sjellë shumë pasoja.
“Regjistrimi i popullsisë është bazë për vendimmarrje të sektorit publik sa i përket: përfaqësimit të barabartë, shpërndarjes të drejtë të të mirave dhe shërbimeve publike, planifikimit të duhur të shërbimeve arsimore, shëndetësore, infrastrukturore, të sigurisë etj. Në sektorin privat, të dhënat nga regjistrimi i popullsisë janë jetike për planifikim të biznesit, të investimeve dhe të rrjetit të përgjithshëm të ofertës”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka renditur disa prej pasojave të mundshme në rast të shtyrjes së regjistrimit të popullësisë:
“1. Nuk sigurohet shpërndarje efektive e buxhetit/burimeve për shkolla, spitale, infrastrukturë dhe shërbime të tjera publike pasi numri i popullsisë është bazë për planifikimin sektorial të shpenzimeve buxhetore dhe grantit qeveritar për komuna. Disa komuna nuk marrin mbështetjen e duhur dhe, rrjedhimisht, nuk mund të ofrojnë shërbime në mënyrë efektive.