Dy vdekje të dyshimta në Pejë

Dy raste të ndryshme të vdekjes janë raportuar në Pejë.

Të martën, një nënë ka raportuar se djali i saj me probleme psikike është pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor.  Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, në rrugën “Zahir Pajaziti“, pasditen e së hënës, një person që ishte raportuar si i zhdukur, u gjend pa shenja jete nga familjarët e tij. Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /21Media

Back to top button