Stano: Borrell u ka shpërndarë anëtareve një propozim masash ndaj Kosovës, nëse nuk qetësohet situata në veri

Kabineti i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, u ka shpërndarë anëtarëve një propozim për një paketë masash nëse qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti nuk ndërmerr hapa adekuat dhe urgjent për të de- përshkallëzim të  situatës dhe ul tensionet, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano për Euronews Serbia, përcjell portali rtv21.tv

Po ashtu Stano ka deklaruar se Borell  ka marrë letrën e Kurtit dhe se si gjithmonë do t’i përgjigjet përmes kanaleve përkatëse. Kurti  ka deklaruar të martën se propozimin e tij prej pesë pikash ua ka dorëzuar përfaqësuesve ndërkombëtarë për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës.

Stano ka shtuar se BE-ja ende nuk ka parë ndonjë hap vendimtar dhe urgjent të kryeministrit Kurti të nevojshëm për të de-përshkallëzuar situatën.

“Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës vetëm dëshmojnë se përshkallëzimi është ende duke vazhduar, dhe kjo është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe të gjithë popullit në Kosovë. Ne kemi ndarë me shtetet anëtare të BE-së një draft të masave që duhet të ndërmerren. Nëse kryeministri Kurti nuk ndërmerr hapa adekuat dhe urgjent për de-eskalimin e situatave dhe uljen e tensioneve”,  ka thënë Stano./21Media

Back to top button