Dy viktima, 14 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

 

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 14 qytetarë në Shqipëri. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.

Ndërkohë, janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,907 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar dy qytetarë; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 69 dhe 74 vjeç./oranews

Back to top button