Gjoni i frymëzuar nga Aurela për pjesëmarrjen në Eurovision
Gjon Muharremaj, i njohur me emrin skenik Gjon’s Tears, këngëtari shqiptar që jeton në Zvicër, ku edhe ka filluar karrierën muziore, u rëndit i treti në garën e muzikës në kontekstin Eurovision këtë vit, ku përfaqësoi shtetin e Zvicrës.
Gjoni mahniti të gjithë me zërin dhe paraqitjen e tij skenike në Eurovision, ndërkohë që nuk ka nguruar aspak të tregojë prejardhjen e tij.
Gjatë një interviste, ai tregoi se për të marrë pjesë në Eurovision është frymëzuar nga këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe.
“Hera e parë që po shihja Eurovisionin dhe e shikova Aurela Gaçe, është një këngëtare e madhe shqiptare dhe po thoja, wow çfarë drite, çfarë paraqitje, kur e pashë thash në rregull, kjo është shumë e madhe, shumë e mirë, po ëndërroja për të, por ndërkohë, po përgatisja gjëra të tjera dhe nuk e mendova të merrja pjesë deri në këtë vit”, tha Gjoni
Ndërkohë, Aurela, u shpreh e lumtur nga ky fakt.
“Auuu . E lumtur kur degjoj se bëhesh sadopak shtysë pêr të marre nje vendim të bukur @gjon.s_tears te uroj shume sukses, në cdo hap tjetër e paç nje karrierë plot sukses”, shkroi Gaçe në Instagram./21Media
View this post on Instagram