Dy viktima dhe 563 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 
Dy pacientë me Covid e humbën betejën me virusin në 24 orët e fundit në Shqipëri. Viktimat janë nga Tirana të moshave 65-89 vjeç.
Ndërkohë në 3150 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 563 qytetarë, në këto bashki: 221 në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 26 në Berat, nga 23 qytetarë në Kamëz, Sarandë, nga 18 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 16 në Shkodër, 13 në Elbasan, 12 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Korçë, 9 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kurbin, Vorë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Këlcyrë, Mallakastër, Kavajë, nga 4 qytetarë në Pogradec, Patos, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mirditë, Shijak, Himarë, Konispol, Devoll, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Maliq, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Roskovec, Dibër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Selenicë, Dropull, Poliçan, Cerrik, Peqin.
Janë 7 mijë e 894 pacientë aktivë me COVID19 në Shqipëri.

Back to top button