Nga Presidenca i reagojnë Vuçiqit për punën e trafostacionit në Vallaq

 
Nga Presidenca e Kosovës i kanë reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi ka paralajmëruar se Kosova do të synojë ta marr nën menaxhim trafostacionin e Vallaqit në veri të vendit.
Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmanit, përmes një publikimi në Twitter, ka thënë se serbët po shpërndajnë informacione të rreme dhe se ky trafostacion është i Kosovës.
“Zyrtarët e #qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën, duke pretenduar se Vallaqi është aset i tyre. Është e qartë se nuk është. Është e Kosovës”, ka shkruar Vela në Twitter./21Media

Back to top button