”Dy vjet e një muaj e kam mbajtur në shpinë procesin e luftës dhe lirisë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe veteranët duhet të jenë pjesë e pagës minimale.
Haradinaj në ”CLICK”, ka thënë se dy vjet e një muaj e ka mbajtur në shpinë procesin e luftës dhe lirisë.
”Une kam pa me sy qindra njerëz të vrarë, mijëra luftëtar që kanë marrë pjesë në luftime, e dhjetëra- mijëra kanë kalu në duar të mia”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e ka quajtuar diskriminim mos përfshirjen e veteranëve në pagën minimale.
”Nëse veteranëve iu mohohet e drejta për pagë minimale edhe këtyre do të iu mohohet e drejta me shku në punë”, tha Haradinaj./21Media

Back to top button