Dy vjet qeverisje, Hoti për Kurtin: Futi dialogun në udhë pa krye, acaroi marrëdhëniet me miqtë

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njëherësh deputet i LDK-së, ka bërë një vlerësim të Qeverisjes Kurti për dy vjet.
Ai ka renditur atë se çfarë është dashur të bënte qeveria.
“lehtësisht të identifikoheshin projektet investive (së paku të nisura) dhe vendet e krijuara të punës, të numëroheshin çerdhet e ndërtuara, të numëroheshin banesat e ndërtuara për familjet e reja, të vëreheshin reformat në arsim e shëndetësi, të niste punën Fondi Sovran me pasuritë e AKP-së, të jepeshin kredi me norma të ulëta nga Banka Zhvillimore, të numëroheshin njohjet e reja të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimet në organizma ndërkombëtarë. “, shkroi Hoti në Facebook.
Ai shtoi se asnjëra prej tyre nuk ka ndodhur por renditi disa dukuri negative që sipas tij kanë ndodhur gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes.
“numrin e madh të rinisë që kanë emigruar, probleme në veri, kaos në energjetikë, mungesë e barnave dhe emigrim i mjekëve, valë të njëpasnjëshme të privatizimit të aseteve të AKP-së, ulje e pagave reale, mungesë e investimeve kapitale, rritje e deficitit tregtar me 1 miliard euro, kthim i Serbisë në partner kryesor tregtar në rajon me 371 milionë euro import, futja e dialogut në udhë pa krye, acarimi i marrëdhënieve me miqtë, protesta të sindikatave dhe ditë të humbura të mësimit.”, përfundoi ai./21Media

Back to top button