KGJK kërkon nga Avokati i Popullit ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Pagat

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), sot (15 shkurt 2023) dorëzoi kërkesën tek Institucioni i Avokatit të Popullit për inicimin e procedurës për kontrollin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik. Kjo bëhet e ditur në nje njoftim për media nga KGJK.
“Këshilli konsideron se Ligji për Pagat në Sektorin Publik është në kundërshtim me Kushtetutën, me Ligjin Nr. 06/L-054 për Gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, Opinionin e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19, prandaj, Këshilli kërkoj nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmerr veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese.”, thuhet në komunikatë
Ligjit për Pagat në Sektorin Publik  është miratuar në fund të vitit të kaluar, ndërsa vlera e koeficientit prej 105 eurosh  është caktuar në javën e dytë të shkurtit me miratimin e ndryshimeve në buxhet. Në këtë ligj paga më e lartë do të jetë rreth 1900 euro, ajo e presidentit. Gjyqtarët dhe zyrtarët në drejtësi paguheshin më shumë më herët../21Media

Back to top button