Dy vrasje në tentativë brenda 24 orëve në Ferizaj

Dy raste të vrasjeve në tentativë kanë ndodhur në Ferizaj brenda 24 orëve të fundit.

Policia ka bërë të ditur se një burrë ka raportuar se një person i cili është me të meta mendore e ka sulmuar me thikë një grua duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërsa i dyshuari është dërguar për trajtim në emergjencën e Ferizajt dhe më pastaj me rekomandim të zyrtares për punë sociale është dërguar në banesën e nënës së tij e cila e ka nën përkujdesje.

Rasti është duke u hetuar.

Në rastin tjetër dy burra kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga një i panjohur.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, dhe pas trajtimit njëri është liruar nga spitali.
Ndërsa tjetri ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia rastet i ka cilësuar “Vrasje në tentativë”./21Media

Back to top button