Dybala e Morata i japin tri pikë të reja Juventusit

Juventusi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme pas humbjes nga Atalanta duke e mposhtur skuadrën e fundit në tabelë Salernitanën me rezultat 2-0.
Paulo Dybala shënoi golin e parë për “Zonjën e Vjetër” ne minutën e 21-të dhe ky ishte edhe goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje.
Në pjesën e dytë skuadra e Maximiliano Allegrit e kërkonte golin e qetësisë të cilin edhe e gjeti në minutën e 70’ me anë të spanjollit Alvaro Morata i cili ishte inkuadruar vetëm katër minuta më parë në lojë dhe realizoi për 2-0.
Përkundër ftiores, Juventusi mbetet i renditur në pozitën e shtatë në tabelë me 24 pikë, kurse Salernitana mbetet e fundit me vetëm tetë pikë pas 15 ndeshjeve të zhvilluara.

Back to top button