Dybala shqetëson Argjentinën para botërorit

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Paulo Dybala do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër, me “La Joya” që dyshohet se ka pësuar një dëmtim të muskulit.
Dybala pësoi lëndimin të dielën mbrëma, ndërsa ktheu një penallti që përfundimisht i dha Romës të tre pikët kundër Lecce.
Sipas “Gazzettas”, Dybala do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër në mëngjes kur do ta mësojë edhe kohën e rikuperimit.
“Giallorossët” dhe Argjentina janë të shqetësuar për dëmtimin e sulmuesit të tyre edhe pse këtë mëngjes, të dyja palët janë pak më optimiste.
Dybala mund të kishte pësuar një dëmtim në kuadricepsin e majtë. Nëse është një dëmtim i shkallës së parë, Dybala do të qëndrojë jashtë fushës për disa javë, por nëse është i shkallës së dytë, “La Joya” mund të mungojë më shumë se një muaj dhe përfshirja e tij në Kupën e Botës do të vihej në dyshim.
Argjentinasi do ta dijë kohën e saktë të rikuperimit pas egzaminimeve të nesërme në Romë.

Back to top button