Traileri i sezonit të pestë të serialit “Star Trek”

Traileri i serialit të sezonit të pestë “Star Trek Discovery” sjell në ekran kërkimin e thesarit galaktik.
Ky serial vazhdon me aventurat e kapitenes Michael Burnham dhe ekipit të saj, eksplorimet në shekullin 32.
Deri më tani nuk janë dhënë detale se çfarë paraqet ky serial në vazhdim. Sezoni i katërt u përmbyll me tregime të papërfunduara, kështu që në sezonin e pestë ka shumë mundësi për zhvillim të tyre.
Traileri i “Star Trek” sezoni i pestë u lansua në kongresin Komik Kon në New York.
Ai filloi të xhirohet në qershor të këtij viti.
Dashamirët e këtij seriali, veç aktorëve që tashmë ishin të angazhuar në të, do të shohin edhe aktorë të tjerë të rinj.
Rolin e Michael e luan aktorja Sonequa Martin-Green. Ajo është kapitene e Discovery.
“Star Trek” u krijua si serial televiziv në vitin 1960, dhe shpejtë u bë fenomen botëror i kulturës së popit.
Më pas u zgjerua me zhvillim të filmave të ndryshëm, të serialeve televizive, video lojërave, romaneve e stripave, duke u bërë kështu njëri prej më të vlerësuarve të të gjitha kohërave./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=O4pT_dv8jVg

Back to top button