Nis heqja e rrethojave dhe lirimi i trotuarit në Parkun e Qytetit

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka ndërmarrë aksion për lirimin e torturave në kryeqytet.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Florian Dushi bashkë me ekipin e tij kanë dal në terren për ta inspektuar aksionin. Komuna ka vendosur që në rrugën “Hamëz Jashari” afër Parkut të Qytetit të hiqen rrethojat dhe kështu të lirohen trotuaret për këmbësorët.
Drejtori Dushi tha e qëllimi i këtij projekti është lirimi i trotuareve rreth parkut të Qytetit, një kërkesë kjo e kamotshme e banorëve të Prishtinës. Ai u shpreh se për shkak të bllokimit të trotuareve sot ka nisur largimi i rrethojave për të pasur më shumë hapësirë të lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Kurse për kohëzgjatjen e realizimit të kësaj iniciative, ai tha se projekti do të realizohet në periudhë të shpejtë ndoshta më pak se një muaj.

Back to top button