Aksidentohet furgoni me migrantë, 10 të vdekur

Të paktën 10 është numri i viktimave të cilët u shënuan si pasojë e një aksidenti të trafikut i cili ndodhi gjatë së mërkures në Texas.
Pos 10 viktimave, në mesin e së cilëve është edhe shoferi, 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar, kanë bërë të ditur autoritetët.
Tutje, Policia lokale ka bërë të ditur se shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën, duke goditur më pas një një shenjë komunikacioni.
Po ashtu, nga ekipi mjekësor është bërë e ditur se 20 të lënduarit kanë pësuar lëndime serioze.
Më 17 mars, tetë migrantë vdiqën, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u aksidentua me një automjet tjetër në Texas./21Media

Back to top button