Dyfishohen rastet e reja me Covid-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1 mijë e 188 testime, nga të cilat 87 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Ditën e djeshme, rastet e reja ishin 43. Ndërkohë, prej ditësh nuk është shënuar ndonjë viktimë.
Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 38. Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270.055.
Shqipëria ka regjistruar deri më sot 274.000 raste me koronavirus, prej tyre 270.055 janë shëruar, 453 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e kanë humbur 3 mijë e 492 pacientë./21Media