Përkujtohen viktimat e masakrës së Rezallës

Kurti: “Kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”.-Jashari: Gjitha këto varre janë dëshmia e sakrificës dhe vuajtjes së popullit tonë
Masakra e Rezallës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, tha kryeministri, Albin Kurti, pas homazheve që u bëri shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në këtë fshat 23 vjet më parë. Kreu i  Qeverisë deklaroi po ashtu se gjenocidi serb njihet botërisht, andaj drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare duhet të veprojnë që përgjegjësit të gjykohen e dënohen./21Media

Back to top button