Dyfishohet numri i bizneseve nga Shqipëria në Kosovë 

Në Kosovë operojnë 930 biznese nga Shqipëria, kurse në Shqipëri nga Kosova 600

Numri i bizneseve nga Shqipëria të regjistruara në Kosovë gjatë vitit 2016 është dyfishuar krahasuar me vitin 2015, ku numri i bizneseve të regjistruara në Kosovë raportohej të ishte 80.

Të dhënat janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, ku ndër të tjera tha se në Kosovë operojnë 930 biznese nga Shqipëria, ndërkohë që në Shqipëri operojnë 600 kompani nga Kosova, bën të ditur 24orë.

Rama foli edhe një herë për shkëmbimet tregtare, ku sipas tij gjatë viteve të fundit ato u pesë fishuan.

“Tregtia midis dy shteteve tona u pesëfishuan në 156 milionë euro. Viti aktual i ka të gjitha mundësitë të konfirmohet si viti më i suksesshëm në shkëmbimet tregtare edhe si një vit që konfirmon potencialin e jashtëzakonshëm për t’u rritur në këtë aspekt, duke kaluar përtej shifrës 200 milionë euro”, tha kryeministri Rama.

Sa i takon, eksporteve dhe importeve kreu i qeverisë shqiptare tha se për periudhën janar-shtator, eksportet e Shqipërisë u rritën mbi 15 miliardë lekë, ndërkohë që importet nga Kosova në 9 muajt e parë arritën në 6.1 miliardë lekë.

Back to top button