Dyshimet për ngacmim të nxënëses, lirohet punëtori teknik i shkollës në Istog

Prokurori i shtetit nuk ka gjetur elemente të veprës penale prandaj nuk ka inicuar rast ndaj punëtorit teknik të një shkolle në Istog, i cili sot u arrestua nën dyshimin se ka shqetësuar seksualisht një nxënëse. Kështu tha për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi dhe shtoi se i dyshuari është liruar.
Gashi ka treguar se Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes sapo ka pranuar informatën dhe kishte arrestuar të dyshuarin./21Media