Kaloni te përmbajtja kryesore

Dyshimet se armë nga Serbia po ruhen në kishat në Kosovë, KFOR-i i mohon, Kurti: Brenda kësaj jave do të dihet kjo çështje

(Lajm i përditësuar)


Dyshimet se armë nga Serbia po ruhen në kishat në Kosovë, Kurti: Brenda kësaj jave do të dihet kjo çështje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sot do të ketë takim më përfaqësuesit e NATO-s, pasi ka informacione se veturat e ambulancave janë përdorur për të bartur armatim nga Serbia.

“Do ta takoj edhe komandantin e e KFOR-it Ristuccia, dhe pas këtyre takimeve edhe me organet e sigurisë do të mund ta japim fjalën përfundimtare tash jemi duke grumbulluar dtë dhëna dhe nuk është mirë të jap informacion për informacionin ende të paplotësuar, por  brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje, andaj sot kam një takim ku do të shtrohet edhe kjo temë dhe në këtë mënyrë unë besoj se kemi tregu’;, tha Kurti në Konferencë për media.


KFOR: S’ka dëshmi se armë nga Serbia po ruhen në kisha, përgjegjësia i takon policisë

KFOR-i ka mohuar deklaratat e bërë dje nga deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila tha se armë nga Serbia po ruhen në kishat serbe në Kosovë.

Në një përgjigje për rtv21.tv, KFOR tha se ngjarja e përmendur nga Kearns i referohet vitit të kaluar, kur ‘Batalioni Mbretëror Fusilier’ u dërgua në veri të Kosovës për mbështetje të misionit të KFOR-it.

Tutje KFOR tha se prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it dhe se pas hetimeve të mëtejshme për konfirmuar një gjë të tillë, “nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar”.

“Nuk ka asnjë dëshmi edhe në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Më tej organizata paqeruajtëse tha se ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, “që është nën përgjegjësinë e Organizatave të Sigurisë së Kosovës”. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button