Dyshimet se armë nga Serbia po ruhen në kishat në Kosovë, Kurti: Brenda kësaj jave do të dihet kjo çështje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sot do të ketë takim më përfaqësuesit e NATO-s pasi ka informacione se veturat e ambulancave janë përdorur për të bartur armatim nga Serbia.
“Do ta takoj edhe komandantin e e KFOR-it Ristuccia, dhe pas këtyre takimeve edhe me organet e sigurisë do të mund ta japim fjalën përfundimtare tash jemi duke grumbulluar dtë dhëna dhe nuk është mirë të jap informacion për informacionin ende të paplotësuar, por brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje, andaj sot kam një takim ku do të shtrohet edhe kjo temë dhe në këtë mënyrë unë besoj se kemi tregu’;, tha Kurti në Konferencë për media.
Në Parlamentin e Britanisë së Madhe, deputetja Alicia Kearns tha se armë të bartura nga Serbia përmes ambulancave po ruhen në kishat serbe në Kosovë. KFOR ka mohuar këto deklarata derisa ka thënë se ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, “që është nën përgjegjësinë e Organizatave të Sigurisë së Kosovës”./21Media