Dyshimi për mjet shpërthyes në aeroport, deklarohet Policia

Alarmi për vendosje të bombës në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë sipas Policisë ishte i rrejshëm. Kështu bëri të ditur shefi i Policisë në Aeroportin e Prishtinës, Shpend Maliqi në një konferencë për media.
Informata në Polici sipas tij është raportuar rreth orës 22:00.
“Është alarm fallc, shumë shpejt pritet dorëzimi i bagazhit tek udhëtarët”, ka thënë Maliqi.
Ai ka treguar se në bordin e aeroplanit ku dyshohej për mjetin shpërthyes kanë qenë rreth 200 udhëtarë./21Media

Back to top button