Dyshohet për mjete shpërthyese në një shkollë në Podujevë

Punëtorët e një kompanie në çatinë e Shkollës “Shaban Shala” të Podujevës kanë hasur mjete të dyshimta.
Për këtë arsye në këtë shkollë të enjten nuk do të mbahet mësim

“Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër të respektuar! Ju informoi se nesër me datë 05.05.2022 (e enjte ) nuk do të mbahet mësim në shkollën tonë. Arsyetim: Punëtorët që janë duke punuar në renovimin e çatis së shkollës kanë identifikuar disa mjete të dyshimta (dyshohet se janë lëndë shpërthyese), andaj deri sa organet kompetente ta bëjnë verifikimin e objektit të shkollës nuk do të paraqitemi në shkollë. Për çdo informatë shtesë do të ju informojmë me kohë!”, thuhet në njoftimin e publikuar të mërkurën, në faqen zyrtare të Shkollës në Facebook.
Portali rtv21.tv ka kontakuar edhe Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, por ende nuk ka marrë përgjigje./21Media
Back to top button