Dyshohet për vjedhje, nëse e shihni këtë njeri lajmëroni policinë

Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Siç njofton policia , i dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë.

„Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.“, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

 

Back to top button