Parashikimi i motit për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se të  shtunën parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në pjesën perendimore dhe veriperendimore të Dukagjinit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Ndërsa, të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë rritje të lehta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Tutje, IHMK ka njoftuar se java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht dinamike, me reshje të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa temperaturat maksimale do të shënojnë ulje të lehta për shkak të prezences së masave të ajrit nga drejtimi i verilindjes./21Media

 

Back to top button