Dyshohet se fishekzjarret shkaktuan djegien e një banese në Fushë Kosovë

Një banesë në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosova dyshohet se ka marr flakë si shkak i mjeteve piroteknike që kishin përfundur në ballkonin e kësaj banese.
Banorja e kësaj ndërtese A. L. ka shkruar se policia kanë thyer derën e blinduar pasi nga terasa po dilte flakë, ndërkohë pronari, sipas saj, kishte shkuar në fshat për të pritur vitin e ri.
“Britma e krisma na trishtuan, Njëherë menduam se u blloku në lift ndonjë fëmijë. Por ishin fqinjët, ndërkohë policia u desh të thyejnë derën e blinduar të fqinjit, pasi nga terasa e tij po dilte flakë e tym, ndërkohë që ai bashkë me familje, kishin shkruar ta festojnë ndërrimin e motmoteve në fshat”, ka shkruar banorja.
Ajo tutje shtoi se deri te ky incident erdhi si pasojë e gjuajtjeve të pakontrolluara me mjete piroteknike.
A. L. ka theksuar se të gjithë banorët kanë braktisur ndërtesën, derisa policia dhe zjarrfikësit kryen punën e tyre.
Nga policia nuk janë dhënë ende detaje lidhur me rastin./kallxo.com

Back to top button