Dyshohet se një grua u dhunua nga dy burra, Prokuroria flet për RTV21

(Lajm i përditësuar)
Dy persona dyshohet se kanë dhunuar një grua në Prishtinë, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Portali rtv21.tv lidhur me rastin ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj i tha rtv21.tv se rasti është duke u hetuar.
“Prokuroria ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarrë veprime hetimore”, ka thënë Ulaj.
Ndërsa, në këtë fazë të hetimeve Ulaj ka thënë se nuk mund të japin më shumë detaje.
Rasti, sipas viktimës, ka ndodhur të premten (13 janar) rreth orës 22:30, derisa Policia tha se është duke kryer hetime. Ende nuk është arrestuar asnjë person.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media
09:37 – Një grua thotë se u dhunua nga dy burra
Të dielën një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se është dhunuar nga dy burra.
Sipas saj, dhunimi ka ndodhur rreth orës 22:30 më 13 janar të këtij viti.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media
 

Back to top button