Dyshohet se tentoi të kontrabandonte vaj motorik nga Maqedonia, arrestohet kosovari

Një 42-vjeçar nga Kosova ka tentuar që të konrabandojë 1 mijë e 800 litra vaj motorik, mirëpo është identifikuar dhe parandaluar nga Policia e Kosovës.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se sot rreth orës 13:20, në fshatin “Tanushë” ishte një automjet që lëvizte në drejtim të Vitisë dhe dyshohej se transportonte mallra të kontrabanduara. Njësitet policore kanë arritur të ndalojnë automjetin të cilin e drejtonte Sh.M, 42 vjeçar.
Gjatë kontrollit në automjet janë hasur 1800 litra vaj motorik, që dyshohet se është kontrabanduar nga Maqedonia. Me rastin janë marrë njësitet përkatëse policore./21Media

Back to top button