Sulmohen zyrtarët policor në Prishtinë

Raportohet se ka ndodhur një përlejshe mes disa personave, të shtunën në Prishtinë.

Policia bënë të ditur se lidhur me rastin menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në dy të dyshuar, burra të cilët ishin nën ndikim të alkoolit.

Gjatë intervenimit për t’i vënë nën kontrollë njëri nga zyrtarët e policisë është goditur nga njëri prej të dyshuarëve.

“Me ç’rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar/pjesmarrje në rrahje”./21Media

Back to top button