Dyshohet se u dhunua një e mitur në Istog, arrestohet i dyshuari

Një vajzë dyshohet se është dhunuar më 9 gusht të këtij viti në Istog.
Rastin në polici e ka raportuar dje e mitura bashkë me babain e saj. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.
Ai ka deklaruar se i dyshuari për rastin në fjalë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Dje rreth orës 18:00 së bashku me prindin e mitura e ka raportuar rastin në stacionin policor në Istog. Policia menjëherë i ka ndërmarrë veprimet, në kuadër të kompentencave me rastin janë marrë hetuesit në sektorin rajonal. Është intervistuar viktima, është arrestuar i dyshuari, rasti cilësohet si dhunim”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button