Dyshohet se u helmuan 5 ushtarë në mensën e FSK-së, reagon ministria

Pesë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se janë helmuar pasi kanë ngrënë ushqim në mensën e FSK-së në Gjilan.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, duke thënë se ushtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë shëndosh e mirë.
“Me të marrë informacionin, SHP i FSK-së ka marrë masat e duhura sipas procedurave standarde operative dhe deri më tani kemi të konfirmuar se të gjithë pjesëtarët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, tani janë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Tutje kjo ministri ka njoftuar se përmes mekanizmave zyrtarë mjekësorë si dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë marrë mostrat e ushqimit dhe janë duke pritur rezultatet e analizave që do të mundësojnë identifikimin e shkaktarëve të mundshëm, që kanë rezultuar me çrregullimin shëndetësor të pjesëtarëve të FSK-së./21Media

Back to top button