Kush do të marrë pjesë në “Hay Festival”?

Aktori Benedict Cumberbatch është në mesin e një mori yjesh që do të marin pjesë në Festivalin Hay të këtij viti, i cili po organizon ngjarje për herë të parë që nga viti 2019.

Cumberbatch dhe yje të tjerë do të dalin në skenë në ndihmë të Ukrainës.

“Është një lajm i shkëlqyeshëm që tani po shohim një rikthim në ngjarjet e tilla”, ka thënë Dawn Bowden.

Aktorë të tjerë që shfaqen në festivalin e 35-të në Hay-on-Wye, janë Sheila Hancock, Damian Lewis dhe Stephen Fr, Corinne Bailey Rae, Jarvis Cocker, PJ Harvey, Bryn Terfel dhe Catrin Finch etj

Festivali, i cili fillon më 26 maj, përfshin gjithashtu autorë dhe akademikë, si dhe fituesit e çmimit Booker, Damon Galgut dhe Bernardine Evaristo./21Media

Back to top button