E ardhmja e Harry Kane, mësohet situata e tij te Tottenham

Verën e kaluar sulmuesi anglez, Harry Kane ishte shumë pranë largimit nga skuadra e Tottenham Hotspur, ku u deshën bisedime të shumta nga krerët e klubit për ta bindur atë që të qëndrojë në Londër.
Tani, me ardhjen e trajnerit të ri Antonio Conte, thuhet se Kane është tejet i lumtur me Tottenhamin.
Ylli anglez raportohet se ka mendim tjetër nga ai i qershorit të kaluar, ndërsa ende nuk e ka marrë vendimin final mbi të ardhmen e tij.
Rinovimi i kontratës së Kane me Tottenham nuk do të diskutohet tani, por krerët e klubit londinez dëshirojnë me çdo kusht që ta mbajnë atë në skuadër.
Spekulohet se kualifikimi i Tottenham për në Ligën e Kampionëve do të jetë pikë kyçe që Harry Kane të rinovojë kontratën e ti.

Back to top button