Nuk është duke kaluar sezon të mirë me PSG, Mbappe në përkrahje të Messit

Ylli i Paris Saint-Germain Kylian Mbappe ka thënë që shkathtësia dhe talenti i Lionel Messit do t’i sjellin sukses atij përgjatë këtij gjysmë-sezoni të mbetur.
Në një intervistë për “Prime Video Sport France” pas fitores 5:1 të PSG ndaj Lille, Mbappe tha që aftësia e Messit për të luajtur në cilëndo pozitë të repartit të sulmit, do t’i sjellë suksese skuadrës.
“Messi është një lojtar i cili duhet të ndjejë lojën. Ai mund të vendos ndeshjen i vetëm dhe mund ta ndjejë atë, dhe unë mendoj që kjo është një gjë e mirë për të, ai mund të përfshihet më shumë. Ai është i lirë, dhe unë mendoj që ky është një pozicion tejet i mirë”, tha Mbappe.
Në ndeshjen e fundit kundër Lille, Lionel Messi startoi në pozitën e sulmuesit qendror, gjë kjo që ndikoi që ylli argjentinas të kontribuoj me gol dhe asistime, ku edhe krijoi gjashtë raste për gol.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button