Von Cramon kundër restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës

Ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, doli kundër edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Cramon, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është e shqetësuar lidhur me rastin e restaurimit të shtëpisë së Devës.
“Rasti i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut, personalisht më brengos dhe ngre shumë shqetësime tek unë”, ka shkruar Cramon.
Më tej ajo ka thënë se “zbardhja e së shkuarës dhe shtrembërimi i fakteve për bashkëpunëtorin/protagonistin e njohur nazist të Divizionit të 21-të SS ‘Skënderbeu’ nuk duhet të lejohet”.


Dje gjatë ditës, Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me planet e Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.
Xhafer Deva nga Mitrovica, njihet si bashkëpunëtor i ngushtë nazistëve gjerman gjatë Luftës së  Dytë botërore.
Në fillim të këtij muaji, Ministria e Kulturës njoftoi për fillimin e restaurimeve të shtëpisë së Xhafer Devës. Shtëpia e Xhafer Devës është monument në mbrojtje të përkohshme./21Media

Back to top button