E bëri për spital bashkëshorten, arrestohet nga policia 

 
Është arrestuar një person i dyshuar, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij
Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Shkelzen dhe Luan Haradinaj” në Prizren.
Si pasojë e dhunës fizike, viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Regjional në Prizren.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button