E dashura e Putinit përfshihet në listën e sanksioneve të BE-së

Alina Kabaeva, e cila ishte në lidhje romantike me presidentin rus, Vladimir Putin, është përfshirë në paketën e gjashtë të propozuar të sanksioneve të BE-së kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, sipas dy burimeve diplomatike evropiane.
Në këtë fazë emrat mund të hiqen ose shtohen sipas gjykimit të shteteve anëtare, tha një burim i Komisionit të BE.
BE nuk e ka nënshkruar zyrtarisht projekt-propozimin, por mund ta bëjë këtë në një takim të ambasadorëve të BE, që po zhvillohet aktualisht në Bruksel, transmeton rtv21.tv.
Kabaeva u lidh për herë të parë me Putinin më shumë se një dekadë më parë, ndërsa ajo ishte një gjimnast fitues i medaljeve. Putin ka mohuar një lidhje me të.
Në prill, Wall Street Journal raportoi se zyrtarët amerikanë kishin debatuar nëse do të vendosnin ose jo sanksione ndaj Kabaeva mbi shqetësimet se masa mund të përshkallëzonte tensionet edhe më shumë, sepse mund të shihej si një goditje ekstreme personale ndaj Putinit.


Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, është gjithashtu në mesin e individëve që përfshihen në raundin e gjashtë të propozuar të sanksioneve të BE-së, sipas dy burimeve që kanë parë dokumentet e plota./21Media

Back to top button