E dashura ruse e Don Xhonit po mëson gjuhën shqipe: Do të jetë e vështirë, por më pëlqen

 
Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, reperi Don Xhon u përfol për lidhjen me modelen ruse, Ariana Lirey.  Dyshja prej kohësh kishin nisur ngacmimet me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale, mirëpo takimi i tyre ndodhi në Dubai, ndërsa të dy rrëmbyen vëmendjen e ndjekësve duke ndarë fotografi të përbashkëta në llogaritë në rrjetet sociale.
Duket se gjërat mes tyre vetëm sa bëhen edhe më serioze.
Modelja ruse tashmë ka filluar të marrë mësime për gjuhën shqipe dhe këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve në InstaStory.


Ajo ka thënë se do ta ketë të vështirë mësimin e gjuhës shqipe, por që e pëlqen.
“Fillova të mësoj jo vetëm gjuhën shqipe. Fillova të studioj origjinën, kulturën dhe historinë e saj. Do të jetë e vështirë, por më pëlqen. Faleminderit”, ka shkruar modelja ruse në InstStory./21Media

Back to top button