“E dërgoi te një parking dhe kreu marrëdhënie me të”, detaje nga rasti i dhunimit

Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve E.N dhe M.H, për dhunimin e dy të miturave.
E.N, dyshohet se më 4 tetor në Gjakovë, me përdorim të forcës e detyroi të miturën të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.
“Pasi që paraprakisht kishin biseduar përmes rrjeteve sociale, takohen, dhe i pandehuri me automjetin e tij e merr të dëmtuarën dhe e dërgon tek një parking, fillon ta prek dhe ta puthë, e më pas e godet me shuplakë dhe me përdorim të forcës e pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e njëjta arrin që të del nga automjeti dhe të paraqet rastin në polici”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Në rastin tjetër, i dyshuari M.H, po ashtu më 4 tetornë Gjakovë, kreu marrëdhënie seksuale me me një të mitur pa pëlqimin e saj.
“I pandehuri kishte krijuar lidhje dashurie me të dëmtuarën dhe pasi që kontaktojnë dhe takohen, shkojnë në një motel, ku i pandehuri kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, dhe më pas paraqitet rasti në polici.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 04 tetor 2022./21Media

Back to top button